Ndizet alarmi në Kuvend, s’dihet çfarë po ndodh

Në mëngjesin e së mërkurës është ndezur alarmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Por punonjësit dhe deputetët që ishin në objekt s’ditën se çfarë po ndodh dhe si të reagonin.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musli ka shpërndarë një video ku dëgjohet se alarmi është ndezur në objektin e Kuvendit.
Por as ajo s’pati informata se përse u lëshua ai.
“Alarm në Kuvend, se din njeri a me hy brenda a me dale jashte….”, shkroi ajo./IndeksOnline/