Ndizet debati, se a është e arsyeshme ta kositni barin në 8 të mëngjesit

Një nënë ka ndezur debat midis prindërve pasi pyet nëse është e arsyeshme që të kositet bari në 8 të mëngjesit.
Gruaja shpjegoi se kur ajo kthehet në shtëpi nga puna, në orën 14:30, dielli po bie në kopshtin e saj, kështu që ajo duhet të presë derisa bari të jetë në hije, pas orës 18:00 për ta kositur, por deri atëherë ajo lodhet.
Ajo gjithashtu argumentoi se në atë kohë të mëngjesit një numër i shoferëve dhe ndërtuesve shpesh bëjnë zhurmë, krahasuar me “kositësin elektrik shumë të qetë”, shkruan “Mirror”, transmeton Indeksonline.

Ajo shkroi në Mumsnet për të pyetur nëse do të ishte e pranueshme ta kosit barin në mëngjes, kur nuk është shumë e nxehtë dhe ajo nuk është shumë e lodhur.
Ajo shkroi: “Ne kemi një kositëse elektrike shumë të qetë. Shpeshherë në mëngjes ka kamionë,furgonë dërgesash që bëjnë shumë zhurmë. Dielli është prapa kopshtit tim deri në orën 6 të mëngjesit. Unë punoj deri në orën 14:30 dhe të pres deri kur të bie hija, unë lodhem shumë, sinqerisht”.
Para përfundimit të postimit të saj ajo shkroi: “A do të ishte e arsyeshme që të bëja një kositje të shpejtë në orën 8 të mëngjesit?”
Disa nëna menduan se ishte mirë, e disa të tjera thanë se ishte shumë herët.
Njëra tha: “Gjatë javës mirë, në fundjavë jo”.
Një person tha: “Nuk do të më shqetësojë”, e tjetri tha: “Unë zgjohem herët, por s’dua zhurmë deri në orën 9”./Indeksonline/
