Ndizet lufta, ylli i Serie A thumbon keq Ronaldon

Lufta për titull në Serinë A mund të ndizet përsëri.
Emergjenca coronavirus nuk ka kaluar akoma, por kanë ardhur sinjale pozitive nga ana e qeverisë italiane për rifillimin e kampionatit italian.
Kështu, Juventud dhe Lazio, ndoshta edhe Inter, mund të kthehen të luftojnë për titullin.
Pikërisht për duelin që mund të zhvillohet për kreun e Serisë A ka folur mesfushori i Lazio-s, Luis Alberto, në një lidhje direkte në Instagram me komikun spanjoll Manolo Morera.
Një sfidë e vërtetë, ajo e lëshuar nga futbollisti bardhekaltër kundrejt rivalit numër një: Cristiano Ronaldo: “Titulli? Këtë vit i kemi fituar të dy përballjet me CR7. Ai duhet vlerësuar, gjithçka ka arritur e ka merituar dhe nuk i kanë dhuruar asgjë”.
“Pavarësisht nga kjo, sipas mendimit tim, Messi është më i mirë. Por është e qartë se mentaliteti i Cristiano-s është fitues. Ka fituar gjithçka dhe punon për të fituar akoma”, deklaroi ai.