Ndizet ndeshja në Prishtinë, për dy minuta shënohen dy gola

Është duke u zhvilluar ndeshja më interesante e javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Prishtina arriti të kaloj në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes me anë të një kundërsulmi, të cilën në gol e konkretizoi Otto John.
Nuk vonoi as 2 minuta dhe skuadra nga Drenasi arriti të bazoj shifrat në 1:1, me anë të golit me kokë të shënuar Albert Dabiqaj./IndeksOnline/