23:57 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / MSH

Ndizet një zjarr pranë mbikalimit te Rrethi me Flamur

Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në Prishtinë.

Bëhet fjalë për mbikalimin që gjendet pranë vendit të ashtuquajtur “Rrethi me Flamur”.

Në videon e publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjës – Prishtinë” shihet se zjarri ka shpërndarë tym të madh në atë zonë.

Akoma nuk dihen shkaqet e ndezjes së këtij zjarri.

Për më shumë shikoni videon më poshtë: