10:20 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Ndjekësit e kapin edhe një detaj tjetër qesharak tek “Game of Thrones”

Një nga serialet më të shikuara në botë Gameof Thrones po vazhdon të jetë ndër më të komentuarit.

Duke qenë se po thyen gjithandej rekorde, adhuruesit e filmit kanë bërë që herë pas here të gjejnë gabime tek skenat e ndryshme, përcjellë Indeksonline.

Pas filxhanit të kafesë “Starbucks” që u pa në episodin e katërt, tani ndjekësit kanë kapur një tjetër gabim.

Një shishe e vogël me ujë është parë tek këmbët e John Bradley, aktori që luan karakterin e Sam Tarly.

E, ky detaj ka bërë që të reagohet me të madhe në rrjete sociale./Indeksonline/