12:22 / E Hënë, 31 Maj 2021 / AR

Ndjekësit i thonë se a është penduar që u martua me Markun, e merrni me mend përgjigjen e Rudinës?

Kur bëhet fjalë për marrëdhënien e Rudinës me Markun sytë dhe veshët e ndjekësve janë katër.

Me një ‘ask question’, ndjekësit kanë nisur sërish nga pyetjet, që Rudina për hir të së vërtetës i nxjerr e i përgjigjet pa kursim, shkruan revistawho.

“Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?”, ka qenë një prej tyre.
“Motër kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë zotit nuk jam penduar asnjë moment”, i është përgjigjur Rudina.

Një gjë do e keni mësuar deri tani, mos u mundoni hiç ta zini në siklet me ndonjë pyetje a koment Rudinën, se përgjigjet janë gati. Edhe humori prej saj, që nuk mungon asnjëherë.