Ndodh çudia, grabitet pika e rrobave të përdorura në Sarandë
Valës së vjedhjeve në Sarandë nuk u kanë shpëtuar as rrobat e përdorura.
Një magazinë në lagjen numër 3 në Sarandë, në pronësi të një 52-vjecari, ka rënë pre e vjedhjes gjatë natës së kaluar, ku hajdutët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme të mallit, raporton Saranda web.
Policia e Sarandës bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.