75 Mall Live Search
12:32 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / H F

NDODH DHE KJO në Pogradec/ Policit të burgjeve ia vjedhin pistoletën në shtëpi

Një polici të burgjeve ia kanë vjedhur armën e shërbimit në banesën e tij në qytetin Pogradec.

Burime zyrtare bënë me dije se efektivi T. Ç., 48 vjeç, banues në qytetin liqenor dhe me detyrë punonjës policie në IEVP Drenovë, ka depozituar kallëzimin. Ai ka dëshmuar se “gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në banesë, i kanë vjedhur armën e shërbimit”.

Autorët mbeten të paidentifikuar, ashtu sikurse dinamika e ngjarjes, nëse është një vjedhje e pistoletës apo inskenim.

“Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, bëri me dije policia vendore.