75 Mall Live Search
21:22 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / MSH

Ndodh e papritura, ndërpritet ndeshja Drita-Plzen

Është ndërprerë për disa minuta ndeshja e Conference League mes Dritës dhe Viktoria Plzen.

Arsyeja e ndërprerjes ishte pasi një nga reflektorët në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk punoi në minutat e para të pjesës së dytë.

Por ky problem është rregulluar dhe ndeshja ka vazhduar të luhet.

Rezultati aktual është 0-0, ndërsa skuadra që fiton sonte kalon në rrethin e tretë kualifilues të Conference League, pasi ndeshja e parë përfundoi me barazim 0-0./IndeksOnline/