Ndodh e pazakonta, Lady Gaga detyrohet ta anulojë koncertin
Lady Gaga ndërpreu koncertin pasi balerini i saj ra nga skena.
Krijuesja e hitit “Abracadabra” po performonte në stadiumin Accor në Sydney, Australi, të shtunën (13 dhjetor) kur balerini Michael Dameski rrëshqiti në sipërfaqen e lagur nga shiu, transmeton Indeksonline.
Në pamjet nga koncerti që qarkullojnë në Internet, Gaga mund të shihet duke i dhënë shenjë muzikës të ndalet, ndërsa ajo kontrollonte Dameski-n.
Ylli 39-vjeçar gjithashtu mori kohë për t’u siguruar që këpucët e balerinëve ishin të përshtatshme për kushtet atmosferike./Indeksonline/

