75 Mall Live Search
14:37 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / L A

Ndodh edhe kjo, çifti i sapomartuar kalon me makinë krah tifozëve të Barcelonës

Na ndajnë edhe pak orë nga superfinalja e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Por ajo që mori vëmendje ishte një video e postuar nga Marca, ku shihet një çift i sapomartuar duke kaluar me makinë në një nga sheshet e Sevillës.

Dhe çifti ishte i rrethuar nga tifozë të shumtë të Barcelonës, ku këta të fundit i brohoritën atyre, të cilët duket që ishin tifozë të Barcelonës.

Kujtojmë se “El Clasico”, zhvillohet sonte në orën 22:00./IndeksOnline/