75 Mall Live Search
10:03 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Ndodh edhe kjo: Donald Trump i gëzohet humbjes së vendeve të punës në një revistë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka mirëpritur lajmin për humbjen e vendeve të punës në njërën nga revistat më të njohura amerikane.

“Lajm i mrekullueshëm: Revista e mërzitshme, por shumë e ndyrë, “The Atlantic”, po dështon shpejt, duke shkuar poshtë gypave dhe sapo është detyruar ta pushojë së paku 20 për qind të stafit me qëllim për të çaluar në të ardhmen. Kjo është një kohë e vështirë për të qenë në biznesin e lajmeve të rrreme”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Ndryshe, papunësia në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar shkoi në 14,7 për qind, që është niveli më i lartë që nga fillimi i regjistrimit të kësaj statistike, shkruan “The Guardian”.