Ndodh edhe kjo, gjilanasit i përzihen në ‘hise’ duke i vendosë parcelën për subvencione pa dijeninë e tij!

Policia e Kosovës ka njoftuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrim me subvencione.
Në fshatin Ponesh të Gjilanit janë arrestuar dy meshkuj të cilët kishin vendosur në aplikacion për subvencione parcelën pa dëshirën e viktimës, transmeton IndeksOnline.
“Fsh. Ponesh, Gjilan, 2020 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellura me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës. /IndeksOnline/