23:31 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ndodh edhe kjo, klubi anglez i ndalon futbollistëve shtrëngimin e duarve

Skuadra e West Hamit ka marrë një vendim që të ja ndalojnë futbollistëve të tyre shtrëngimin e duarëve me njëri tjetrin shkaku i koronavirusit.

Po ashtu futbollistëve ju janë dhuruar dezinfketues i duarëve dhe janë urdhëruar që ta mbajnë në çdo kohë me vete, transmeton IndeksOnline.

David Moyes trajneri i skuadrës tregoi që këtë vendim e kanë marrë pas disa diskutimesh me stafin mjekësorë.

Morëm vendimin për të furnizuar të gjithë lojtarët tanë me dezinfektues për duar, të cilin ata do ta bartin në makinat e tyre dhe udhëtimet e tyre” u deklarua Moyes./IndeksOnline/.

 David Moyes u ka thënë lojtarëve të tij që të mos grisnin duart në mes të frikës së koronavirusit