Ndodh edhe kjo, lojtarët e Mauritianisë presin para zhveshtores së Argjentinës për tu takuar me Messin
Se Leo Messi është idoli i shumë futbollistëve, e tregon më së miri ndeshja e mbrëmshme.
Pas ndeshjes miqësore mes Argjentinës dhe Mauritanisë, të gjitë lojtarët e Mauritanisë pritën jashtë dhomës së zhveshjes, për të takuar Leo Messin, shkruan IndeksOnline.
Në korridoret e ”La Bombonera”, të gjithë kërkuan një foto me yllin argjentina.
Video para dhomave të zhveshjes është bërë tashmë virale në rrjetet sociale.
Lojtarët e Mauritianisë edhe pse humbën me rezultat 2-1, pas takimit me Messin, shkuan për të festuar para tifozëve të Argjentinës për të shprehur edhe një herë gëzimin e madh që kishin./IndeksOnline/

