75 Mall Live Search
15:29 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / L A

Ndodh edhe kjo në Angli! Tottenhami me 10 mungesa sonte në “Carabao Cup”

Ngjarjet e pazakonta në botë janë thuajse të përditshme.

Por, diçka e tillë ndodhi së fundmi edhe në Angli, me Tottenhamin që përballet me një krizë.

Në fakt, Spurs po përballen me mungesa të shumta para përballjes së sotme me Newcastle United, në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup.

Më saktësisht, ekipi londinez është në një emergjencë totale pasi sonte do t’i mungojnë plot 10 lojtarë.

Bëhet fjalë për futbollistët: Romero, Udogie, Solanke, Davies, Dragusin, Kulusevksi, Bissouma, Takai, Maddison, ndërsa atyre iu shtua edhe lëndimi i fundit i Archie Gray.

Kjo do të jetë një kokëçarje për Tottenhamin, i cili në duelin e sontëm me Bardhezinjtë do t’i ketë në total në dispozicion vetëm 15 lojtarë.

Në konferencë për shtyp, trajneri Thomas Frank tha se tre lojtarët do të mungojnë në stadiumin “St James’Park”, mirëpo ata kanë filluar me ushtrime dhe po rikuperohen.

Ndeshja mes Tottenhamit dhe Newcastlet, e vlefshme për xhiron e katërt të Carabao Cup, do të nisë prej orës 21:00.