75 Mall Live Search
09:00 / E Diele, 01 Shkurt 2026 / L A

Ndodh edhe kjo në boks, një goditje “Uppercut” ja heq flokët boksierit nga koka

Një meç i boksit mori vëmendjen në rrjete sociale për një arsye interesante.

Kjo për shkak të një goditje “Uppercut” të Kingsley Ibeh, i cili bëri që t’i hiqeshin flokët nga koka.

 Ajo që me sa duket ishte një paruke doli e shkëputur nga koka e Millerit.

Miller buzëqeshi kur pa goditjen që ia hoqi flokët, e hoqi plotësisht dhe e hodhi copën drejt turmës në “Madison Square Garden” pas raundit.

Mirëpo ai buzëqeshi i fundit, pasi që Miller fitoi meçin ndaj Ibeh pas vendimit të gjyqtarit./IndeksOnline/