15:21 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ndodh edhe kjo, në këtë vendvotim në kryeqytet s’ka votuar akoma asnjë qytetar (Foto)

Dalja në votim e qytetarëve që sot po votojnë për herë të dytë për të zgjedhur kryetarët e komunave përkatëse, sipas KQZ-së është tejet e ulët.

Ka raste, kur sipas faqes së KQZ-së në qendra të votimit nuk ka hedhur akoma votën asnjë qytetar, shkruan Indeksonline.

Shembull në Prishtinë, në vendvotimin 1951E/01D, nga 272 persona që kanë të drejtë vote, aty nuk ka votuar akoma askush.

Po ashtu, në faqe të KQZ-së figurojnë shumë vendvotime me nga 2,3 apo edhe 4 vota. /Indeksonline/