75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ndodh edhe kjo në Mitrovicë: I vjedhin 10 sapuna rroje dhe 11 makina elektrike flokësh

Në Mitrovicë është raportuar se ka ndodhur një vjedhje e rëndë, shkruan Indeksonline.

Një person është kapur në flagrancë, duke tentuar të kryente vjedhje  në një lokal.

I dyshuari ka deklaruar se kishte kryer edhe një vjedhje në një lokal pronë e viktimës mashkull shqiptar ku kishte vjedhur: 11 makina elektrike flokësh, 10 sapuna rrojes dhe 3 celularë të cilat  i janë sekuestruar dhe i janë kthyer pronarit

“Mitrovicë 24.12.2019-04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili nga njësiti policor është kapur  në flagrancë  duke tentuar të kryente vjedhje  në një lokal pronë e një mashkulli shqiptar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se kishte kryer edhe një vjedhje në një lokal pronë e viktimës mashkull shqiptar ku kishte vjedhur: 11 makina elektrike flokësh, 10 sapuna rroje dhe 3 celularë të cilat  iu kanë sekuestruar dhe i janë kthyer pronarit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë”, thuhet në raport./Indeksonline/