75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 05 Prill 2021 / Blerim

Ndodh edhe kjo – Në vend të monedhës, gjyqtarja përdor vezët për ta filluar ndeshjen!

Takimi i Bundesligës austriake në futbollin e vajzave ka filluar në një mënyrë të veçantë dje.

Me rastin e festës së pashkëve, takimin ndërmjet Neulengbach dhe St Polten gjyqtarja e ndeshjes e filloi në një mënyrë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim, shkruan IndeksOnline

Gjyqtarja në vend të monedhës për të treguar se cila fushë i përket cilit ekip, ajo zgjodhi dy vezë, për t’i goditur ato njëra me tjetrën.

Ky veprim i saj u bë viral në gjitha rrjetet sociale.