16:17 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Ndodh edhe kjo, nxënësi shqiptar me armë përpara drejtorit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një postim në Facebook, shkruan se fëmijët po edukohen me trekëndësh, si në Korenë e veriut.

“Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij. Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”,” shkruan deputeti i PD.

Postimi i plotë

EDUKIM ME TREKËNDËSH
Mos u habisni!
Nuk jemi në Korenë e Veriut!
Fotot janë marrë në shkollën 9-vjeçare Mark Dashi Fier, përgjatë një aktiviteti ku nuk ka munguar dhe drejtori i DAR Fier.
Propaganda dhe riindoktrinimi nuk është rastësi.
Madje nuk po kursen as fëmijët.
Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij.
Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”.
Kjo është më shumë se turp!
Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim.
p.s
Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit.

Temat: