Ndodh edhe kjo, Travis Scott e tradhton Kylie Jennerin!
Modelja e njohur Kylie Jenner po e akuzon të dashurin e saj, Travis Scott se e ka tradhtuar.
Scott anuloi koncertin të enjten në Buffalo me arsyetimin se ishte i sëmurë. Por sipas raportimeve të TMZ, Kylie e ka akuzuar atë se e ka tradhtuar.

Prandaj reperi është duke qëndruar në Los Angeles që të përballet me këtë.
Jenner i kishte thënë në një përballje të dashurit të saj se ka prova se ai po e tradhtonte.
Javët e fundit kanë qenë të vështira për motrat Kardashian/Jenner.
Edhe i dashuri i Khloe Kardashian e kishte tradhtuar atë me shoqen e Kylie Jenner./Indeksonline/