75 Mall Live Search
08:00 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / Z S

Ndodh edhe kjo, Yamal humbet pasaportën e tij në Turqi

Kombëtarja e Spanjës e mposhti kombëtaren e Turqisë me rezultatin e thellë 6–0 në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, mirëpor një nga incidentet më të pazakonta ndodhi pas ndeshjes.

Futbollistit të Barcelonës Lamine Yamal i ndodhi diçka e papritur.

Ai e humbi pasaportën e tij.

Yamal kaloi një kohë të gjatë duke e kërkuar atë pas ndeshjes, madje duke u kthyer në dhomën e zhveshjes, por nuk e gjeti atë.

May be an image of 11 people and rearview mirror

Anësori spanjoll përfundimisht u largua nga stadiumi pa pasaportën e tij.