75 Mall Live Search
21:22 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Ndodh edhe në Evropa Ligë – Lakuriq vrapon në fushë!

Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Granadës dhe Man United, duel ky në kuadër të çerekfinales në Ligën e Evropës.

Rezultati aktual i takimit është 0:0, por në minutën 6’të të kësaj sfide ndodhi diçka interesante, por që pak e rrallë herë jemi mësuar ta shohim në Evropa Ligë, shkruan IndeksOnline

Në stadium u fut një tifozë krejtësisht i zhveshur që i iku sigurimit dhe detyroi gjyqtarin ta ndërpres për pak çaste këtë takim.

Edhe pse nuk kishte tifozë si shkak i pandemisë Covid-19, ky person i ka ikur organeve të sigurisë dhe ka arritur të shkelë në fushën e Granadës.