13:04 / E Premte, 23 Tetor 2020

Ndodh mrekullia …jo pas 15 ditësh, por pas 15 vjetësh në koma, arrin t’i lëvizë gishtërinjtë!

Momente emocionuese janë ato që shfaqen në një video ku princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud, i cili ndodhet në koma prej më shumë se një dekade, arrin të lëvizë gishtërinjtë.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga princesha saudite Noura bint Talal Al-Saud. Kujtojmë se princi Al-Waleed ka qenë në komë që nga viti 2005, pasi pësoi hemorragji në tru si rezultat i një aksidenti rrugor, në një kohë kur po vazhdonte studimet në kolegjin ushtarak.

Mësohet se lëvizjen e fundit fizike, i riu e ka bërë para pesë vjetësh. Babai i princit, që njëherësh është edhe vëllai i miliarderit Al-Waleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, për asnjë moment nuk i ka humbur shpresat se i biri i tij një ditë do të zgjohet dhe shërohet plotësisht.