Ndodh në Britani/ Nëse përqafohesh gjatë në katër aeroportet kryesore të vendit do të taksohesh
Katër aeroporte kryesore në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar vitin e ri duke rritur tarifat për ndalesat e makinave, të njohura ndryshe si “kiss and fly parking”.
Pothuajse të gjitha aeroporte britanike tani paguajnë për ndalesat e shkurtra, pas vendimit të aeroportit të “Newcastle”-t për të hequr politikën e mëparshme të ndalesës falas në dhjetor.
Aeroporti “London City” ka vendosur për herë të parë një tarifë për ndalimin e makinave, me 8 paundë për deri në 5 minuta dhe 1 paund për çdo minutë shtesë, deri në maksimum 10 minuta. Aeroporti, i vendosur në zonën Royal Docks të Londrës Lindore, tha se kjo masë ka për qëllim të sigurojë akses efikas për të gjithë përdoruesit, duke përjashtuar mbajtësit e Blue Badge dhe taksitë pa leje /zezë/.
“Gatwick”, aeroporti i dytë më i ngarkuar në vend pas “Heathrow”-t, u bë më i shtrenjti për ndalesat duke rritur tarifën 10-minutëshe nga 7 paundë në 10 paundë, pasi vitin e kaluar e kishte rritur vetëm në 7 paundë. Rritja u justifikua me kostot e larta operacionale, përfshirë tatimet e biznesit që janë më shumë se dyfishuar.
Taksa e përqafimit supozohet të zvogëlojë përdorimin e makinave private për të arritur në aeroportet britanike (pra, më pak ndotje, trafik dhe emetime) e të inkurajojë përdorimin e transportit publik, në emër të lëvizshmërisë së qëndrueshme./ E.K
Burimi: “The Sun”

