23:13 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Ndodh në Francë, tifozi godet futbollistin kundërshtar, përfundon në spital (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ligën e dytë të Francës.

Ndeshja vendimtare për ngritjen në Ligue 1, mes Bordeaux dhe Rodez është ndërprerë për shkak se një tifoz vendas sulmoi futbollistin Lucas Buades, i cili shënoi golin e parë në ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Mediat franceze kanë raportuar se një tifoz i Bordeaux e ka shtyrë sulmuesin Lucas Buades, i cili qëndroi disa minuta pa ndjenja në tokë, dhe gjyqtari u detyruar të ndërpriste ndeshjen.

Ngjarja ka ndodhur në momentin e festimit të golit nga skuadra e Rodezit.

Sipas mediave franceze, sulmuesi Buades ka pësuar goditje në tru.

Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi Bordeaux me një fitore do të siguronte ngritjen në Ligue 1, ndërsa Rodez lufton për të qëndruar edhe një sezon në Ligue 2./IndeksOnline/