09:20 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Ndodh në Gjakovë/ Femra njofton policinë: Ky person më shfrytëzoi seksualisht, tha se do martohej me mua!

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për nxitje të akteve seksuale, me premtim të rremë të martesës.

Në fshatin Brekoc të Gjakovës, është arrestuar një person, pasi dyshohet të ketë shfrytëzuar seksualisht një femër, duke i dhënë premtim se me të do të martohej.

“Fsh. Brekoc, Gjakovë 11.01.2021-21:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare me premtimin se me të do të martohej. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/