08:08 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndodh në Gjermani, trajneri vishet si peshkatar: ja motivi!

Kapele, syze dielli, veshje për gjueti dhe kallam peshkimi: uniforma ideale për të peshkuar dhe jo vetëm… Sepse, një trajner i divizionit të pestë gjerman mori pjesë në ndeshjen e fundit të sezonit, e humbur 5-1, ndër të tjera, i veshur kështu.

Një shaka? Jo edhe aq! Vendimi i Markus Kay ishte një gjenialitet i vërtetë.

Pasi u shkarkua nga presidenti Dietrich Hulsemann, që i akuzoi se ai dhe stafi ishin si të palëvizur në sediljet e kampingut dhe meritonin të mbanin kallam peshkimi në dorë, ja përgjigja e Markus.

Për ndeshjen e fundit, u vesh si peshkatar dhe u ul në stol. Për 45 minuta qëndroi ashtu, më pas u ndërrua. “E bëra për protestë, por ishte në heshtje”.