75 Mall Live Search
18:29 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndodh në Kosovë, klubi që humbi 3-0 pas ndeshjes shtron drekë për kundërshtarët

Sot u zhvillua ndeshja e fundit e javës së 23-të në Ligën e Dytë të grupit B, teksa u takuan Galaksia dhe Kosova e Prishtinës.

Megjithëse ndeshjen e fituan kryeqytetasit me rezultat të pastër 3-0, ishte ekipi vendas Galaksia nga Gjilani që qerasi mysafirët me drekë pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo edhe njëherë e dëshmon organizimin e mirë që ka Klubi Futbollistik “Galaksia” që brenda ekipit të parë ka gjithë futbollistët e dalë nga akademia e Shkollës së Futbollit.

Duhet theksuar se Galaksia vazhdimisht ka patur suksese edhe në grupmoshat e reja. /Indeksonline/