75 Mall Live Search
10:55 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Ndodh në Serbi – Gjyqtari e ndëshkon qenin me të kuq pasi u fut katër herë në fushë

Në një miqësore në Serbi në mes Kolubara dhe Radnicki Kragujevac, ndodhi një gjë e papritur dhe mjaft interesante.

Një qen u fut për të katrën herë në fushë duke detyruar gjyqtarin ta ndërpriste ndeshjen, shkruan IndeksOnline

Pasi u fut për të katrën herë, gjyqtari nxori nga xhepi kartoni e kuq dhe e ndëshkoi atë.

Ky gjest i tij bëri xhiron e botës.