12:23 / E Diele, 09 Dhjetor 2018

Ndodh në Shqipëri, babai u hedh benzinë fëmijëve të mitur për t’i djegur!

Një ngjarje e e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e kaluar  në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës, kur një 40 vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë.

Gjithçka ka ndodhur kur Zguri Veshi është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do t’i vriste ata dhe veten.

Menjëherë vëllai i tmerruar ka njoftuar policinë. 40 vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

Në sytë e gruas, ai ka nxjerr një bidon me benzinë 1.5 litra dhe ka spërkatur veten dhe fëmijët.

Pavarësisht thirrjeve të policisë, burri ka rezistuar dhe ka nxjerrë çakmakun duke tentuar t’u vërë zjarri. Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke i neutralizuar ata.

Babai është transportuar për në polici së bashku me fëmijët.