16:34 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / B O

Ndodh në Shqipëri, deputeti shtyp butonin “pro” edhe për kolegen

Deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj, duket se ka votuar në këtë seancë edhe për kolegen e tij.

Siç shihet në këto pamje, në momentin kur është hapur votimi, ai ka votuar elektronikisht edhe për emrin e tij, edhe për atë të koleges Tatiana Piro.

Në momentin e votimin Piro nuk ka qenë në sallë, ndërsa është kthyer disa minuta më vonë.