75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Ndodh në Shqipëri, transportonin drogë në kovë djathi

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër në kuadër të operacionit të koduar policor ‘’Armstrong’’ kanë arrestuar 4 shtetas nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një mjet të drejtuar nga J.Sh, me pasagjerë B.S, dhe K.S, është gjetur 1 kg drogë e futur në një kovë me djathë.

Të arrestuarit janë:

J. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Vrak, Malësi e Madhe;

 B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër;

 K. S., 50 vjeç, banues në fshatin Grude e Re , Shkodër

 G. S., 21 vjeç, banues në Shkodër,

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produktit të veprës penale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu gjatë operacionit janë zhvilluar kontrolle në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës ku është kapur në sheshin ‘’Demokracia’’ shtetasi G. S që tentoi të largohet dhe kur u kap iu gjet një sasi kanabisi në formë çokollate.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.