Ndodh në Ukrainë: Rrahen brutalisht dy anëtar të Partizanit
Skandal në Kiev, vetëm pak orë para ndeshjes Dinamo – Partizan. Dy anëtar të ekspeditës së klubit serb janë rrahur brutalisht!
Lajmin e kanë konfirmuar mediat serbe, transmeton IndeksOnline.
Disa tifozë të Dinamos rrahin brutalisht një kameraman dhe një redaktor të televizionit Partizan, NP dhe FB.
Incidenti ndodhi para një hoteli në të cilin skuadra e Partizanit ishte vendosur.
“Njëri është i plagosur në sy të djathtë dhe është dërguar në spital, kurse tjetri nuk ka pasur lëndime serioze”, shkruhet në mediat serbe.
Ndeshja mes Dinamos dhe Partizanit zhvillohet nga ora 19:00, në kuadër të Europa Ligës./IndeksOnline/