09:42 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / Blerim

Ndodh në Vushtri, dikush ia dogji kulmin e shtëpisë personit i cili jeton në Norvegji

Një femër nga Vushtrria ka raportuar në Policinë e Kosovës, se persona të panohur i kanë djegur çatinë vëllaut të saj, i cili jeton në Norvegji.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, transmeton IndeksOnline.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Dumnicë e Poshtme, Vushtrri 22.11.2020 – 11:00. Ankuesja femër  kosovar e raporton se nga persona të pa njohur është djegur çatia e shtëpisë së vëllait të sajë i cili jeton në Norvegji. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori i shtetit”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/

/Foto ilustrim/