20:47 / E Martë, 15 Mars 2022 / SH F

Ndodh në Vushtrri: E lanë lavatriqen e 4 mijë eurove jashtë, iu vodh e u shit për 27 euro

Një familjeje në Vushtrri iu vodh një lavatriqe të shtunën e kaluar.

Zonja e shtëpisë rastin e lajmëroi në polici, të cilët arritën ta gjejnë makinën e larjes së rrobave dhe ia kthyen nga hekurishtja.

Sipas pronares, rrobalarësja kushtonte katër mijë euro dhe ishte dhuratë nga Suedia, por të njëjtën i dyshuari e kishte shitur për 27 euro.

Policia ka arrestuar një person për këtë rast, por i njëjti pas intervistimit është liruar me urdhër të prokurorit.