Ndodh për herë të parë në futbollin evropian, skuadrat bëjnë nga 5 zëvendësime

Sot janë zhvilluar pesë ndeshje të xhiros së 26-të të Bundesligës, e cila u rikthye pas më shumë se dy muajsh pauzë për shkak të koronavirusit.
Ndeshjet u zhvilluan me dyer të mbyllura por kishte një të veçantë që nuk kishte ndodhur më parë.
Për herë të parë në futbollin evropian janë realizuar pesë zëvendësime nga një skuadër.
Kjo do të ndodh vetëm gjatë kohës së pandemisë, por është propozuar që në të ardhmen gjithmonë të lejohen pesë zëvendësime.
Më parë është lejuar që të bëhet zëvendësimi i katërt nëse ndeshja shkon me vazhdime. /IndeksOnline/