75 Mall Live Search
11:37 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / BA

Ndodh propozimi për martesë në ‘Kënga Magjike’ (Video)

“Kiss Cam” kapi një moment tejet të veçantë mbrëmjen e djeshme në ‘Kënga Magjike’.

Kamera u ndal te një çift. Djali, i cili quhet Fabian, u ngrit menjëherë në këmbë për t’u gjunëzuar para vajzës duke i kërkuar dorën për martesë. Ajo tha “po”!


Biseda:

Ardit Gjebrea: Sa vite ke që e mban atë unazë në xhep?

Fabian: Dy muaj.

Ardit Gjebrea: Po shoqja jote si e ka emrin?

Fabian: Arjola.

Ardit Gjebrea: Përse vendose t’ia japësh këtë unazë këtu, sonte?

Fabian: Po sepse unë në fakt këtu jam njohur me Arjolën, këtu në Pallat të Kongreseve dhe kemi qenë pikërisht atje, ishim në karrige të ndryshme, ndërsa sot jemi të ulur bashkë.

Ardit Gjebrea: Na trego një çikë, ishit në dy karrige të ndryshme, pastaj?

Fabian: Më pas unë u largova pa i thënë “natën e mirë”, ndërsa tani dua t’i them disa fjalë.

Ardit Gjebrea: Po ta marrësh Arjolën afër dhe ta përqafosh do të ishte edhe më bukur.

Fabian: Të dua. Të dua me gjithë qenien time, të dua me çdo emocion, çdo mendim, çdo ndjenjë dhe gjithçka që ndodhet brenda meje. Faleminderit që the po, faleminderit që je kjo vajzë kaq e guximshme, kaq e fortë, faleminderit që ke ndryshuar jetën time, faleminderit që më ke shpëtuar dhe faleminderit që je kjo që je sot. Unë jam krenar që nesër do të jem burri yt dhe në fakt, kur Zoti krijoi njeriun, ai e pa dhe tha nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm, kështu që ai mori nga brinja e Adamit dhe krijoi Evën, kështu që ti je brinja ime, ti je ajo që më plotëson. Të dua në jetë të jetëve, princesha ime!