18:13 / E Shtunë, 20 Prill 2024 / MSH

Ndodhë e papritura në ndeshjen Peja-Ylli, alivanoset një tifoze në tribunë

Një tifoze në tribunën e Pejës është alivanosur sot gjatë ndeshjes KB Peja – KB Golden Eagle Ylli.

Teksa mbeten gati 2 minuta deri në përfundim të çerekut të dytë, një tifoze në tribunë humbi baraspeshën e trupit dhe u rrëzua, raporton Indeksonline.

Menjëherë në ndihmë i dolën stafi mjekësor i klubit të Pejës dhe atij të Yllit.

Ndeshja u ndërpre për pak minuta, për të vazhduar pas këndelljes së tifozes së alivanosur.

Ndeshja KB Peja – KB Golden Eagle Ylli po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së play-offit./Indeksonline/