09:57 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndodhë edhe kjo: Gjiganti anglez ndërhyn për t’ja rrëmbyer Milanit Higuainin

Chelsea ka refuzuar të dorëzohet për transfeirmin e Gonzalo Higuain nga Juventusi, gjithnjë sipas mediave.

Sulmuesi ka arritur tashmë në Milano dhe do t’ju nënshtrohet sot testeve mjekësore te skuadra e Milanit, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri e ka vendosur Higuainin në listën e dëshirave për këtë afat kalimtar dhe mund ta bëjë përpjekjen e fundit për t’ja rrëmbyer Milanit sulmuesin argjentinas.

The Mirror shkruan se Chelsea do të vazhdojë ta ndjekë Higuainin deri në momentin e fundit.

Milani tashmë ka arritur marrëveshje me Higuain për kushtet personale, por Chelsea është e bindur se mund ta shesë Olivier Giroud në Marseille për 20 milionë funte dhe ta prishë marrëveshjen ndërmjet Milanit dhe Juventusit.

AC Milan striker Gonzalo Higuain arrives at a hotel downtown in Milan, Italy, August 1, 2018. REUTERS/Daniele Mascolo

Chelsea më pas do t’i përdorë fondet e gjeneruara nga shitja e Giroud për ta trnasferuar Higuainin.

Milani dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për huazimin e Higuain në ”San Siro” me të drejtë blerje në verën e ardhshme./IndeksOnline/

TURIN, ITALY - JULY 31: Gonzalo Higuain of Juventus during a Juventus training session on July 31, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)