Ndodh edhe kjo në NBA, anulohet koshi i pastër, gjyqtarët s’e shohin ngulitjen
Një rast vërtet i rrallë ka ndodhur mbrëmë në NBA.
Në ndeshjen midis skuadrave Houston Rockets e San Antonio Spurs, gjyqtarët e kanë anuluar një kosh krejtësisht të pastër.
James Hardeni e nguliti koshin për të shënuar pikë, por që topi doli nga kosh duke krijuar konfuzion te gjyqtarët.
Pas diskutimeve, gjyqtarët e anuluan atë duke mos i pranuar pikët pranë rezultatit 102-89 për Houstonin./Indeksonline/