75 Mall Live Search
11:30 / E Premte, 16 Shtator 2022 / B O

Ndodhë në Drenas, vetura i rrotullohet në oborrin e shtëpisë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën magjistrale Skenderaj-Drenas.

Në fshatin Polluzhë të Drenasit, nga ky aksident, njëra veturë ka përfunduar e rrokullisur në oborrin e një shtëpie që ndodhet në krahun e djathtë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin Prishtinës, e konfirmon për RTKlive se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve dhe një person është lënduar”, deklaroi Ahmeti.

Personi i lënduar ka marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Brenda 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 33 aksidente në trafik dhe sipas policisë, në shkallë vendi, janë lënduar 19 persona kurse janë shqiptuar 1.892 gjoba.