Ndodhë në Fushë Kosovë, një person shkrep plumba në drejtim të një lokali dhe ikë (Pamje)

Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali në Fushë Kosovë në orët e para të mëngjesit të së martës.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në video shihet se një i ri në rrugën “Dardania” ka shkrepur me armë drejt një lokali dhe ka ikur me vrap.
Nuk raportohet për të plagosur e as për viktima./IndeksOnline/