75 Mall Live Search
14:41 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / B O

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

Një moment i çuditshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes së Leyton Orient kundër Gillingham mbrëmë.

Plot 23 minuta lojë janë zhagitur nga lojtarët e dy skuadrave pasi që ata kishin kuptuar se Leyton kishte siguruar promovimin ndërsa Gillingham konfirmoi mbijetesën në ligë nga rezultatet e ndeshjeve tjera.

Nikoqirët siguruan fitoren e tetë nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi ndërsa Leyton nuk kërkonte fare golin sepse kishte kuptuar se do të siguronte futjen në ligë për shkak të rezultateve në ndeshjet e tjera./Indeksonline/