17:46 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ndodhë në Klinë: Pacienti kërkon ndihmë, infermieret e injorojnë në këtë mënyrë [Video]

Shëndetësia në Kosovë përballet çdo herë me vështirësi të shumta. Pacientët kosovarë nuk marrin trajtim mjekësorë në nivel  duke u injoruar nga motrat apo doktorët kujdestar nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare.

Kështu, një rast ka ndodhur në Ambulanten kryesore të Komunës së Klinës, shkruan Indeksonline.

Sipas një lexuesi të Indeksonline që ka dashur të mbetet anonim ka thënë se një pacient ka kërkuar ndihmë urgjente nga mjekët,  por të njëjtit nuk iu është dhënë. Sipas tij, infermieret kanë qenë duke bërë muhabet ndërmjet vete dhe kështu nuk kanë qenë të interesuar për “hallin” e të sëmuarve.

Lexuesi në fjalë ka dërguar edhe një video në redaksi ku shihet një gjë e tillë.

Më poshtë shikoni videon:

/Indeksonline/