75 Mall Live Search
09:48 / E Diele, 21 Mars 2021 / OSH

Ndodhë në Kosovë, arrestohet një femër pasi braktisi fëmijën e saj

Gjatë ditës së djeshme ,rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prishtinë.

Kjo pasi ajo kishte braktisur të birin e saj, transmeton Indeksonline.

“Prishtinë 20.03.2021 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka braktisur fëmijën e sajë mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale si dhe është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit t dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/