Ndodhë në Kosovë, gjyqtari kryesor goditet me top qëllimisht

Në ndeshjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Drenicës, e vlefshme për Superligën B të meshkujve, ka ndodhur një gjest i pahijshëm.
Në setin e 4-të, kur rezultati ishte 8:5, njëri nga lojtarët e Drenicës godet gjyqtarin kryesor me top qëllimisht dhe pastaj shkelmon topin në drejtim të tij.
Pas këtij gjesti josportiv gjyqtari e ndëshkoi lojtarin në fjalë me karton të kuq.