75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / L K

Ndodh në La Liga, tifozi e provokon futbollistin në mënyrën më të turpshme (Pamje)

Një skenë e rrallë dhe e turpshme është parë mbrëmë në ndeshjen e La Ligas e luajtur në mes të Vallecanos e Sevillas. Në një rivënie anësore, tifozi i futi gishtin nga prapa yllit të Sevillas, Ocampos.

Argjentinasi u kthye për të qortuar qëndrimin e të riut dhe arbitri i ndeshjes, Hernández Maeso, iu desh të informonte delegatin e Rayo Vallecano për situatën.

“Shpresoj që LaLiga ta marrë seriozisht, si çështja e racizmit. Nuk mendoj se të gjithë njerëzit e Rayos janë të tillë. Nëse kjo ndodhë në futbollin e femrave, situata mund të jetë e komplikuar” ka thënë futbollisti pas ndeshjes./Indeksonline/